Lidhja Demokratike e Kosovës po vlerëson se vendi gjendet në krizë politike dhe se kriza veç është duke u thelluar më shumë. Sipas tyre, koalicioni PAN nuk është në nivelin që të qeverisë vendin.
Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti në një konferencë për medie tha se duhet të thirret një tryezë të partive politike për të dal nga kjo situatë, raporton Ekonomia Online.
“Mungesa e dijes për të udhëhequr me vendin kanë bërë që besimi i qytetarëve të jetë në nivelin më të ulët historikisht në Kosovë. Kriza gjatë javëve të fundit ka eskaluar me dorëheqjen e 4 kryetarët të komunave në veri me vendosjen e taksës për 100% të produkteve serbe, kjo situatë ka ardhur si rezultat i dy gjërave, i pari me angazhimin e presidentit të i vendit për dialog të korrigjimit të kufijve të vendit pa mandat dhe nga mos veprimi i kryeministrit ne përputhje me kompetenca që ka ai. Kjo i shkon përshtatje vetëm Serbisë për të implementuar hapat për ndarjen e vendit”, tha Hoti.
“LDK nuk do pranoj asnjë marrëveshje që prek integritetin territorial të Kosovës, na duhet konsensus për tejkalim e krizës, gjitha forcat politike duhet treguar përgjegjësi për të dalë nga kjo situatë, ftojmë te mblidhemi në një tryezë të partive politike dhe me pas çështja të lëvizë në Kuvend për me u dakordu për disa çështje që janë në Kuvend si rezoluta për heqjen e dialogut, ligji për ushtri dhe buxheti për 2019”, tha ai, raporton Ekonomia Online.
Hoti ka folur edhe për raportin e fundit të publikuar nga Parlamenti Evropian i cili sipas tij është skandaloz.
“Kemi lobu që qytetarët të Kosovës të gëzojnë drejtën e lëvizjes së lirë si çdo qytetar tjetër dhe ky vendim te gjej mbështetje tek vendet anëtare”, tha Hoti.
“Raporti që është prezantuar ne parlament evropian, është skandaloz, niveli i korrupsionit është në rritje”, tha ai.
Hoti komentoi fjalët e kryeministrit Haradinaj për taksën 100% i cili kishte thënë se kjo taksë do të qëndronte deri sa të ketë një njohje reciproke me Serbinë.
“Kryeministri nuk dihet si person qe mban fjalën siç ishte fjalori karshi vendimit të demarkacionit dhe më pas erdhi në kuvend dhe e përkrahi”, tha ai.
Hoti tha se komunave që udhëheqen nga LDK i është bërë padrejtësi në ndarjen e buxhetit.
“Buxheti me i keq që mund të i ofrohet Kuvendit dhe qytetarëve, buxheti është i paqëndrueshëm në aspekt fiskal, ka padrejtësi në shpërndarje të buxhetit nëpër komuna, LDK udhëheq në shumicën e Komunave dhe merr vetëm 12% të buxhetit, AAK udhëheq me pak komuna, por merr 32% të buxhetit”, tha ai.