I pari i LDK-së Isa Mustafa ka bërë të ditur që do të dërgojnë një ankesë në Gjykatën Supreme për anulimin e votave me postë në komunën e Istogut, ku kandidat për kryetar nga kjo parti ishte Haki Rugova.
Ai tha se këto vota janë manipuluar përderisa shtoi që diaspora e Kosovës është shqiptare jo serbe, kroate e boshnjake.
Edhe vetë kandidati Rugova tha që ka pasur manipulime, për te cilat ai beson se nuk janë bërë nga ambasadat apo KQZ-ja.
Ndërkohe sa i përket komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, bëri të ditur që ia ka lënë në dorë Arban Abrashit.
“Sa i përket Prishtinës kemi shpreh pakënaqësinë tonë me vendimin e Gjykatës Supreme, nuk ka pasur arsye të anuloj vendimin për të shkuar në rinumërim. Janë vërejtë disa lëshime, dhe për ne është i pakuptimtë një vendim i tillë. Këtë çështje ia kemi lënë Abrashit dhe ekipit të Prishtinës, ata do te përgatisin ankesën, dhe pasi të zbardhet e tëra do ta urojme fituesin, mirëpo jo në një proces pa transparencë” deklaroi Isa Mustafa.