Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka mbajtur takim me kryesinë e LDK-së.
Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga presidenti Hashim Thaçi që të nisë konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare.
Pas mbledhjes së kyesisë së partisë, Mustafa tha se tashmë presidebri pa humbur kohë duhet t’i ftojë partitë politike për të vendosur datën e zgjedhjeve.
I pyetur nëse pranojnë një qeveri teknike, Mustafa ka thënë se LDK-ja është e gatshme vetëm për zgjedhje të reja.
Ky takim është mbajtur pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, me arsyen se është ftuar nga Gjykata Speciale e Hagës.
Paraprakisht, Mustafa kishte shkruar në Facebook se LDK ka kërkuar vazhdimisht dorëheqjen e Qeverisë por që ndjen keqardhje që kjo po ndodhë për shkak të Dhomave të Specializuara.
Megjithatë, ai kishte shtuar se beson se edhe këtë herë pafajësia e Haradinajt do të provohet.