Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledhë Kryesinë e partisë sot. Në këtë takim do të diskutohet për koalicionet e mundshme dhe listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Mbledhja do të nisë në orën 11:00.
Poashtu sot gjithashtu në orën 14:00 do të mbahet takim edhe me kryetarët e Degëve.
Partia e udhëhequr nga Isa Mustafa në zgjedhjet e ardhshme do të garojë me Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër.
Vendi ka shkuar në zgjedhje pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se vota e deputetit Etem Arifi për formimin e Qeverisë Hoti në qershor, ishte e pavlefshme për shkak të dënimit të tij për vepër penale.