Pas një takimi katër orësh, ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Temë diskutimi në këtë takim, ishte mbledhja e nënshkrimeve për thirrjen e seancës së Kuvendit dhe rrëzimin e kryeministrit Albin Kurti nga Qeveria e Kosovës.
Pas përfundimit të këtij takimi, shefi i GP-së së LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Vjosa Osmani dhe dy të tjerë kanë rezerva sa i përket votimit për rrëzim të qeverisë.
“Seanca mbetet të vendoset në bashkëpunim me kryetarin e partisë dhe duhet të shihet se sa do të mblidhen vota. Lumir Abdixhiku nuk është anëtar i grupit dhe nuk merr pjesë në takime, ndërsa Vjosa Osmani ka qenë pjesëmarrës, Osmani ka pasur mendim të ndryshëm dhe së bashku me dy deputet të tjerë që kanë rezerva. Në rrethana që gjendemi është e rëndësishëm që ne të jemi unik”, tha ai.
“Grupi parlamentar i LDK-së shqyrtoj kërkesën e kryesisë së LDK-së për nocionin për rrëzimin e qeverisë dhe përkrah dhe fillon përgatitjet”.
“Duke marr parasysh rrethanat që gjendemi dhe jemi në një situate emergjente dhe duke marr parasysh raportet me ShBA-në dhe ne e vlerësojmë se Kurti qëllimshëm nëpërmjet shkarkimit të Veliut ka dhënë dorëheqje dhe konsiderojmë është veprim i qëllimshëm i Kurtit për t’i ikur përgjegjësive dhe në mënyrë të një anshëm ka rrezikuar një pjesë të rëndësishëm të institucioneve”, ka thënë Gashi.
Nënshkrimet dhe votat për rrëzimin e Qeverisë Kurti, LDK-ja i ka siguruar deri tani nga AAK-ja dhe Nisma.