Një përplasje fizike midis pjesëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ndodhur të dielën në nëndegën e Qendrës në Mitrovicë.
Kryetari i degës së LDK-së në këtë qytet, Safet Kamberi ka thënë se në Kuvendin e Qendrës ka pasur tendenca të njerëzve të padëshirueshëm që ta sulmonin anëtarin Fisnik Çitakun, raporton KTV.
Ai thotë se sulmi është tendencë e njerëzve të SHIK-ut brenda partisë me qëllim për ta dëmtuar LDK-në.
Por akuza ka drejtuar edhe ndaj PDK-së e AKR-së duke thënë se janë parë zyrtarë kryesisht të PDK-së në dy kuvendet zgjedhore të dielën.
Akuzat ndaj PDK-së i ka mohuar kryetar i degës në Mitrovicë Donjet Bislimi, i cili ka thënë se asnjë anëtar nuk ka qenë prezent dhe as që kanë qenë në dijeni në për takimet e LDK-së
Ndërkohë telashe LDK-ja pati edhe në kuvendin e Iliridës, ku edhe aty sipas Kamberit ka pasur prani të subjekteve të tjera dhe një pjesë e madhe e LDK-së e ka lëshuar takimin.
Prezent gjatë përleshjeve u raportua se ishte edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, i cili përmes një postimi në Facebook ka thënë se prezent ishte vetëm në hapje të Kuvendit.