Me rastin e vrasjes së policit Izet Demaj sot në Istog, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa u ka shprehur ngushëllime familjes Demaj dhe MPB-së:
“Sot morëm një lajm të hidhur se në Istog, u vra në krye të detyrës Izet Demaj, polic i Republikës së Kosovës.
Izeti u vra në mbrojtje të qytetarëve dhe pronës së Kosovës, u vra njeriu për idealet për të cilat luftoi edhe atëherë kur ishte më së rëndi.
Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të bashkëpunojnë ngushtë për të parandaluar rrezikimin e jetës së qytetarëve dhe pronës së tyre dhe të mos lejojmë që Kosova të shndërrohet në strehimore të kriminelëve.
Në emrin tim dhe të LDK-së i shpreh ngushëllime Familjes Demaj dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës” është shprehur Mustafa.