Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit të saj të Përgjithshëm.
Mbledhja është paraparë të mbahet sot në orën 14:30 në selinë e partisë.
Në këtë mbledhje do të diskutohet për ecurinë e bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje për koalicionin e mundshëm pas zgjedhor, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.