Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku priti në takim Ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Kryetari Abdixhiku e njoftoi Ambasadorin Szunyog për procesin e suksesshëm zgjedhor brenda LDK-së dhe qëndrimin e LDK-së rreth situatës aktuale politike në vend dhe formimit të institucioneve të Kosovës.
Po ashtu kryetari Abdixhiku shpalosi platformën e tij politike për zhvillimin ekonomik të Kosovës, sundimin e ligjit, integrimin e Kosovës në BE, liberalizimin e vizave dhe çështje të tjera me rëndësi për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Ambasadori Szunyog e uroi kreun e LDK-së për detyrën e re dhe ofroi mbështetjen e tij si përfaqësues i BE-së për Kosovën.