Kriza institucionale është duke u thelluar. Skandalet e mëdha të krerëve dhe problemet e zyrtarëve me ligjin, kanë bërë që qytetarët të jenë në pozicionin me të ulët të mundshëm.
Kështu tha LDK-ja në konferencën e rregullt për medie, me ç’rast ngriti shqetësimin rreth problemeve të shtuara pas dorëheqjes së krerëve komunalë të veriut dhe vendimit për taksën, raporton KTV.
Avdullah Hoti tha se institucionet e Kosovës nuk janë në nivelin e duhur për të udhëhequr.
Sipas tij, kryeministri i vendit nuk njihet si një person i fjalës. Ai ka rikujtuar qëndrimin për demarkacionin para dhe pas ardhjes në pushtet të Haradinajt.
LDK-ja ka shprehur pakënaqësi edhe me projektimin e buxhetit për vitin 2019, ku, sipas tyre, komunat që udhëhiqen nga ta janë diskriminuar.
LDK-ja nuk do ta pranojë asnjë marrëveshje që prek integritetin territorial si dhe nuk do ta përkrahë projekt-buxhetin e vitit 2019, pasi që e konsideron të paqëndrueshëm.