LDK-ja vazhdon me tubime, nga Hani i Elezit premton “një Kosovë ku flitet për paqe, e jo për luftë”

Hani i Elezit | 12 Jan 2025 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, vizitoi Hanin e Elezit ku mbajti një tubim elektoral në Qendrën e Kulturës “Imri Curri”, raporton Ekonomia Online.

Nga aty, ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe unitetit kombëtar për të kapërcyer sfidat me të cilat përballet vendi.

Ai ka thënë se LDK-ja është një forcë politike që gjithmonë ka qëndruar në anën e drejtë të historisë.

“Sot, nga Hani i Elezit, fillojmë një udhëtim që nuk synon vetëm fitoren elektorale, por edhe integrimin evropian. Për një Kosovë ku flitet për paqe, e jo një Kosovë ku flitet për luftë. Kosova nuk ka kohë për të humbur,” tha Abdixhiku.

Ai tha se krijimi i një klime mirëbesimi mes qytetarëve është urgjent.

“LDK di dhe mundet. Duhet të punojmë së bashku për një të ardhme të ndershme, të lirë dhe të drejtë,” përfundoi ai.

Të ngjashme