Kryetari i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ditëve të fundit janë shuar sulmet kundër LDK-së.
Sipas tij e gjithë kjo ka ardhur si pasojë e asaj se deri tani nuk i kanë ndryshuar qëndrimet ndaj zhvillimeve në vend, përkatësisht dialogut me Serbinë.
“Kjo është pika e vetme ku koalicioni PAN është unik. Mirëpo ata, tani edhe me PSD nën sjetull, nuk janë unik as në strategjinë qeverisëse, as në raportet me aleatët tanë, e as në dialog me Serbinë”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook.
“Lajmi i keq për këtë pozitë pa legjitimitet është se LDK nuk ka ndryshuar qëndrimet dhe si duket kjo po ju pengon atyre, prandaj kanë intensifikuar përhapjen e të pavërtetave”.
“Ne jemi këtu dhe sa herë e shohim të nevojshme do ta përsërisim se jemi për dialog, por nuk bëhemi pjesë e kësaj maskarade. Ne nuk dialogojmë për ta ribërë shtetin e Kosovës, por punojmë që ta forcojmë dhe demokratizojmë atë”.