LDK kërkon interpelancë për zv.kryeministrin Gashi, Qeveria e Kuvendi nuk përgjigjen

Prishtinë | 20 Dhj 2017 | 16:01 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

 
Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, pas mbledhjes së kryesisë tha se kanë bërë kërkesë për interpelancë për zëvendëskryeministrin Dardan Gashi, por që nuk kanë marrë përgjigje as nga Qeveria e as nga Kuvendi.

Sipas tij, me këtë rast është shkelur rregullorja e Kuvendit, pasi që ky i fundit ishte dashur që në afat prej shtatë ditësh që të futet në rend dite, raporton Ekonomia Online.

Policia e Kosovës ka ushtruar kallëzim penal në Prokurori pas hetimeve për të shtënat me armë zjarri në ambient të mbyllur në odën e zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, ndaj Gashit.
 
“Ne kemi bë kërkesë për një interpelancë për sjelljen e pahijshme të një anëtari të kabinetit qeverisës, për një sjellje të pahijshme që është në kundërshtim me ligjin, kërkesën për interpelancë e kemi bë me 7 dhjetor sipas rregullores së Kuvendit brenda 7 dite qeveria jep përgjigjen sot jemi me datën 20 dhjetor, me datë 16 është dashtë Qeveria me jap përgjigje, pas 7 dite Kryesia e Kuvendit është e obliguar ta fut në rend ditë të Kryesisë së Kuvendit gjë që nuk u bë, por u shkel rregullorja e Kuvendit”, tha Hoti.

Hoti sqaroi se në këtë mbledhje u dakorduan që Presidenti Hashim Thaçi të mbajë fjalimin vjetor të premten.

“U pajtuam vetëm për një pikë të rendit të ditës që presidenti të marrë pjesë në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës. Kemi kërkuar në emër të LDK-së që Kuvendi të debatojë në seancën e radhës për raportin 100 ditësh të kësaj Qeverie kemi kërkuar që të kemi debat në kuvend që nuk u pajtuan pozita që kjo të futet në rend dite”, tha Hoti.

Të ngjashme