Deputeti Ilir Deda dhe deputetja Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa nuk i kanë dhënë nënshkrimet e tyre për seancën e jashtëzakonshme të thirrur sot nga opozita lidhur me liberalizimin, por nënshkrimet e tyre janë keqpërdorur nga LDK, pasi që ato ishin dhënë më herët “blanco” për diçka tjetër.
Deda, siç mësohet, i ka shkruar Kryesisë së Kuvendit për ta sqaruar se nuk e ka dhënë nënshkrimin e tij.
Por, vetëm pak minuta pas ka nisur seanca, ajo është ndërprerë.
Kryetari Kadri Veseli ka thënë se në listën e nënshkrimeve gjenden edhe emrat e dy deputete të LDK-së që janë në Amerikë, Vjosa Osmani dhe Doruntina Maloku.
Veseli ka thirrur sërish mbledhjen e kryesisë për ta sqaruar këtë çështje dhe për të parë nëse ajo do të vazhdohet sonte ose jo.