Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hot para deputetëve paraqiti mocionin me të cilin kërkoj nga Kuvendi i Kosovës për të dënuar gjuhën e përdorur nga përfaqësuesi i shoqatave të veteranëve Nasim Haradinaj ndaj zyrtarëve të vrarë të LDK-së pas luftës.
Me mocion LDK ka kërkuar nga organet e drejtësisë të merren me zbardhjen e vrasjeve që kanë ndodhur pas lufte.
Ky mocion u mbështet nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, tha se në gjuhë e tillë është e papranueshme dhe Nasim Haradinaj duhet të kërkoj falje për përdorimin e një gjuhe të tillë.
Edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Karsniqi, tha se dënon përdorimin një gjuhe të tillë duke thënë se se kjo është një gjuhë e papranueshme dhe si të tillë e përkrahin mocionin e LDK-së.
Ahmet Isufi nga AAK ka kërkuar që organet e drejtësisë të zbardhin të gjitha rastet e vrasjeve që kanë ndodhur pasluftës.
Mocionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës e përkrahën edhe Nisma, Grupi parlamentar 6 +.