Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se platforma për dialogun me Serbinë, e prezantuar në Kuvendin e Kosovës nga ana e Qeverisë së Kosovës, është dokument i përgatitur dobët, joserioz dhe me pretendime jokushtetuese, transmeton Ekonomia Online.
Përmes një komunikate për medie, LDK thotë se rrjedhimisht, Grupi Parlamentar i i saj nuk do ta votojë platformën në fjalë.
“LDK-ja mbetet e përkushtuar për një proces dialogues serioz, konsensual dhe brenda kornizave kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
“LDK-ja beson në vlerat e pazëvendësueshme të dialogut politik, jo vetëm si një mjet për marrëveshje, por edhe si një qenësi e jetës politike”, përfundon komunikata.