LDK bojkotoi votimin e Rezolutës së Hagës, shkak pika për vrasjet e pasluftës

Prishtinë | 12 Shk 2026 | 20:24 | Nga Ekonomia Online

LDK-ja nuk mori pjesë në votimin e Rezolutës për Hagën në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot, raporton Ekonomia Online.

Kjo parti kishte kërkuar paraprakisht që rezolutës t’i shtohej një pikë shtesë, e cila u prezantua në seancë nga shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu.

Pika e propozuar kishte të bënte me angazhimin e institucioneve të rendit dhe ligjit në Kosovë, si dhe me mbështetjen ndërkombëtare, për intensifikimin e përpjekjeve drejt zbardhjes së vrasjeve të pazbardhura gjatë dhe pas luftës, me synim sigurimin e drejtësisë për të gjitha viktimat dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Megjithatë, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu deklaroi se seanca duhet të vazhdojë me propozimin e paraqitur nga PDK-ja.

Të ngjashme