Hoti në fund të këtij publikimi ‘paralajmëron’ që partia e tij së shpejti do të ketë drejtimin e ekzekutivit.
“Ne se shpejti, ne QEVERINE EVROPIANE TE KOSOVE, do te marrim vete persiper keto reforma”, shkroi ai në Facebook
Hoti ka thënë se në strategjinë e re për zgjerim të BE-së, është pozitiv fakti që Kosova është trajtuar si shtet në mesin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ky është reagimi i plotë i tij:
LDK E MERR ME SERIOZITET STRATEGJINE E ZGJERIMIT E BE-se
Ne strategjine e re per zgjerim te BE-se, eshte pozitiv fakti qe Kosova eshte trajtuar si shtet ne mesin e gjashte vendeve te Ballkanit Perendimor. Por, Kosova eshte vendi i vetem qe nuk e ka te qarte afatin kohor te integrimit.
Eshte e qarte se na mbetet neve si institucione te Kosoves te ndermarrim hapat e nevojshem per te deshmuar se Kosova eshte partner kredibil per integrim ne BE, se nuk do te dergojme probleme ne BE, por do te kontribuojme ne diversitetit te vlerave te BE-se.
Ne si LDK do te japim kontributin tone ne kete drejtim. Ne mbesim partia me proevropiane ne Kosove, anetare e Partive Popullore Evropiane. Te gjitha reformat qe lidhen me agjenden e integrimeve evropiane ne do t’i perkrahim. Ne se shpejti, ne QEVERINE EVROPIANE TE KOSOVE, do te marrim vete persiper keto reforma.