Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, deri tashti ka lëshuar vendimet për emërimin e drejtorëve vetëm për tri drejtori komunale, dhe që të tre drejtorët kanë drejtuar po të njëjtat drejtori edhe në mandatin e kaluar.
Jeton Abazaj, drejtor i Financave, Besim Avdimetaj, drejtor i Arsimit dhe Fatmir Asllani, drejtor i Administratës komunale.
Drejtoritë e tjera duket se ende kanë mbetur për pazare politike, pjesë e të cilave është që disa javë PDK-ja, më të cilën LDK-ja ka bashkëqeverisur në mandatin e kaluar Komunën e Pejës, shkruan sot Koha Ditore.
Drejtoria e Arsimit dhe Bujqësia kanë qenë kusht i PDK-së për koalicion dhe dy drejtori të tjera. Por Drejtoria e Arsimit tashmë ka drejtorin e emëruar, dhe të cilën LDK-ja nuk e lëshon. PDK-ja ka lëshuar pe dhe ka zëvendësuar atë drejtori me Drejtorinë e Shëndetësisë, si kusht për koalicionin. “Nuk ka ende asgjë të re për koalicionin.