Kastile, due me bâ të qartë, kurre nuk kam qenë pjesë e strukturave të LDK-së edhe pse nënshkrues i Konventes themeluese të saj, në dhetorin e 1989.
Njâjtë si sot, për LDK-në janë thânë fjalët identike (kush ka kujtesë!?) nga kundërshtarët politik të saj.
Sikur atëherë kur ata vriteshin e merrnin plagë me atentate, më 1999-2003. (Agim Veliu që sot po denigrohet nga Vjosa Osmani dhe Lëvizja Vetëvendosje, âsht viktimë për së dyti!)
Të njâjtat gjykime e paragjykime, si atëherë kur u nxit ndarja e saj (2006) si sot. Atëherë në ballë Gani Geci, tash sërish po ata, bashkë me Haxhi Avdylin!?
Por, lidershipi aktual i LDK-së, ka me pasë merita historike për këtë parti, nëse mbrrinë me e rujtë pa u rinda!
Ky âsht roli i Isa Mustafës!
Ashiqare, për ndarjën e saj janë t’interesume partitë e majta dhe ‘Kolona e Pestë’ e saj!
Prandej e djathta kosovare, natyrshëm ka me u detyru me u rigrupu në ni front unik!