LDK prezanton prioritetet për arsimin në Fushë Kosovë: Tre shkolla dhe gjashtë çerdhe të reja

Prishtinë | 07 Tet 2025 | 20:59 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka prezantuar planin e tij për përmirësimin e arsimit në komunë, duke e cilësuar arsimin si prioritet kryesor.

Në mandatin e ardhshëm, ai premton ndërtimin e 3 shkollave të reja dhe 6 çerdheve – 3 në qytet dhe 3 në fshatra – për të përmbushur nevojat në rritje të qytetarëve.

“Së bashku me mësimdhënësit, prindërit dhe gjithë qytetarët, do të punojmë me përkushtim për të garantuar një arsim edhe më cilësor në shkollat tona. Procesi i digjitalizimit është i pashmangshëm dhe do të jetë një nga prioritetet tona kryesore në mandatin e ardhshëm. Në këtë kuadër, do të ndërtojmë 3 shkolla të reja dhe 3 çerdhe të reja në qytet, si edhe 3 çerdhe të tjera në fshatra, për të përmbushur nevojat në rritje të qytetarëve tanë. Një vëmendje të veçantë do t’i kushtojmë fëmijëve me nevoja të veçanta, duke ofruar kushte më të mira për përfshirje, zhvillim dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme