LDK: Qeveri e praktikantëve, të papranueshme sulmet e ministres Haxhiu ndaj KPK-së dhe KGjK-së

Prishtinë | 12 Gus 2021 | 13:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj, në konferencën për medie ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për siç ka thënë ai sulmet ndaj Këshillit Prokurorial dhe atij Gjyqësor, raporton Ekonomia Online.

Sipas Manaj sjellja e ministres Haxhiu në këtë formë tregon që kjo ekzekutivi është qeveri e praktikantëve.

“Me shqetësim po i përcjellim sulmet e ministres së Drejtësisë ndaj Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Këto janë sulme në pavarësinë e institucioneve të drejtësisë. Kjo sjellje tregon qartë që kjo është Qeveri e praktikanteve”.

Ai po ashtu ka thënë se Qeveria Kurti akoma nuk e ka të qartë se si do ta realizojë procesin e Vettingut.

“Edhe sot kjo Qeveri ende nuk e ka idenë se si do t’i qaset procesit të Vettingut. Tash kur e kanë shumicën nuk mund të akuzojnë askënd por të përmirësojnë gjendjen në sistemin e drejtësisë”

Gjithashtu Manaj ka thënë se i bëjnë thirrje ministres Haxhiu që mos t’i sulmojë institucionet por t’i fuqizojë ato.

“Ato nuk fuqizohen me postime në Facebook por me veprime konkrete”.

I pyetur për emrat e kryetarëve të komunave ai ka thënë se shumicën e emrave i kanë kandidatura dhe mund të ketë akoma emra grash.

Të ngjashme