Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka thirrur konferencë për medie, sot paradite në mjediset e Kuvendi të Kosovës.
Në konferencë, sipas njoftimit të LDK-së, kryetari i grupit parlamentar, Avdullah Hoti, pritet të flasë lidhur me “shkeljet e praktikave demokratike nga ana e Kuvendit dhe Qeverisë në javën e parë të funksionimit”.
Konferenca mbahet në Kuvendin e Kosovës, kati i III-të, nga ora 10:30.