Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i shoqëruar nga shefi i grupit parlamentar, Avdullah Hoti, kanë takuar sot ish të Dërguarin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Kai Eide.
Gjatë takimit është diskutuar për çështje aktuale politike në vend, rrugën euro-atlantike të Kosovës dhe rolin e LDK-së në të gjitha këto procese, sipas një komunikate të lëshuar pas takimit.
Kryetari Mustafa thuhet se e falënderoi Kai Eiden për mbështetjen e tij në të gjitha proceset deri në pavarësinë e Kosovës.