LDK: Vazhdojnë spastrimet në institucionet edukative-arsimore të Prishtinës

Prishtinë | 04 Shk 2017 | 09:37 | Nga

Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës ka reaguar ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës për siç thonë ata, nuk ua kanë vazhduar mandatin drejtoreshave të institucioneve parashkollore të Komunës së Prishtinës me përjashtim të drejtoreshës së institucionit parashkollor “Dielli” në Kodrën e Diellit, bashkëshorti i së cilës është familjar i Qëndron Kastratit – shef i grupit të asambleistëve të VV-së në Asamblenë Komunale të Prishtinës.

“Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ia përkujton kryetarit të komunës, Shpend Ahmeti, se dikur ai zotohej se do të luftoj nepotizmin dhe do të bëjë departizimin e institucioneve edukativo – arsimore, por sot po ndodhë e kundërta.
Pra, rreth 95% e të përzgjedhurve deri më sot janë anëtarë dhe militant të Lëvizjes Vetvendosje, ose të afërm të tyre”, thuhet në reagimin e Grupit parlamentar të LDK-së në Prishtinë.

LDK vlerëson se kështu ndodhi edhe me drejtoreshat e IP-ve, të cilave, përkundër përvojës së gjatë dhe cilësisë së lartë profesionale në fushën e arsimit, nuk u ofruan, së paku, nga një vend pune, për të cilën gjë rrergullativa ligjore e obligon DKA-në dhe Komunën dhe përzgjodhi kuadro të besueshme të VV-ës dhe të afërme të strukturave të VV-ës.

“Grupi parlamentar i LDK-ës dëshiron të njoftoj opinionin se politikat diskriminuese kadrovike që po ndjek Shpend Ahmeti kanë instaluar metodologjinë e eliminimit duke e keqpërdorur instrumentin e konkursit dhe duke bërë vazhdimisht shkelje proceduarale gjatë përzgjedhjeve kadrovike për të cilën gjë ka konstatuar edhe auditori i jashtëm në Raportin e Auditorit për vitin 2015. E njëjta metodologji është zbatuar edhe gjatë vitit 2016”, thuhet në reagim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme