Le Pen akuzohet për plagjiaturë (Video)

Prishtinë | 02 Maj 2017 | 18:54 | Nga

Kandidatja e Frontit Nacional, Marine Le Pen, është akuzuar për plagjiaturë, ndërsa mediat kanë publikuar disa pamje filmike në të cilat përfaqësuesja e ekstremit të djathtë francez duket se ka kopjuar një pjesë të konsiderueshme të një fjalimi që është mbajtur më herët, nga kandidati republikan, tashmë i eliminuar, Francois Fillon.

Një emision satirik ka bashkuar dy fjalimet në një video të vetme ndërsa ngjashmërinë mes tyre mund ta kuptojë edhe një person që nuk ka fare njohuri të gjuhës franceze.

Fjalimi i republikanit, Francois Fillon, është mbajtur që më datë 15 Prill, ndërkohë që ligjërata e Le Pen ishte përballë një audience në Paris më datë 1 Maj.

Videoja e publikuar nga programi satirik është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, e më pas ka bërë xhiron e saj në mediat më të njohura ndërkombëtare.

Në shumicën dërrmuese të komenteve, vëreheshin fjalë me nota negative kundrejt përfaqësues së ekstremit të djathtë, ndërkohë që ekspertët shprehen se ky material filmik pritet të ndikojë negativisht edhe në fushatën e Marine Le Pen.

Aktualisht, sondazhet kanë parashikuar një fitore bindëse të Emanuel Macron, i cili pritet të grumbullojë afro 59% të votave. Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Frontit Nacional, mendohet se nuk do t’a kalojë shifrën e 41% në procesin elektoral që do të mbahet ditën e diele.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme