Le Pen dhe aleatët synojnë heqjen e sanksioneve dhe bashkëpunimin me Rusinë

French far-right National Rally (Rassemblement National) party leader Marine Le Pen, Italian Member of the European Parliament for Lega Nord Marco Zanni and German MEP and AFD leader Jorg Meuthen address a joint news conference on the formation of a new far-right European Parliament group to represent nationalists' interests at the EU Parliament in Brussels, Belgium June 13, 2019. REUTERS/Francois Lenoir
Prishtinë | 13 Qer 2019 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Partitë e së djathtës ekstreme kanë krijuar brenda Parlamentit Evropian fraksionin e tyre në Parlamentin Evropian, me emrin “Identiteti dhe demokracia”.

Ky grup numëron gjithsejt 73 deputetë brenda PE-së.

Në një konferencë për media djathtistët ekstremë të prirë nga lideri i Partisë Alternative fur Deutschland, Jörg Meuthen ka deklaruar se “Po ndërtojmë diçka të re”.

Ai së bashku me nacionalistët e tjerë nga Franca Marie Le Pen, dhe liderët e partive italiane Lega dhe austriake FPO.

Deri më tani ky fraksion ka arritur të renditet e pesta brenda Parlamentit, pas Partive Popullore Evropiane, Socialistëve dhe Liberalëve.

Ndër politikat e tyre parashihen të jenë heqja e saksioneve për Rusinë, pasi kjo pretendohet se nuk ka ndryshuar asgjë me rastin e aneksimit të Krimesë.

Poashtu synohet edhe bashkëpunimi me Rusinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme