Le Pen merr më shumë vota se Macron

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Udhëheqësja e partisë “Fronti kombëtar”, e njohur si partia e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, ka dalë e para në sondazhet e fundit të organizatës Ipsos, për zgjedhjet e parlamentit evropian, duke marrë 22% të votave, një më shumë se partia e presidentit Emmanuel Macron.

Është hera e parë që Le Pen, del e para në këto sondazhe, edhe pse partia e saj gjithmonë ka qenë pak pikë prapa partisë REM, kryetari së cilës është Macron, raporton Euro News.

Sondazhi ka anketuar 1500 njerëz, në datat 2 dhe 3 maj, pasi që Macron dha propozimin për shkurtesa buxhetore prej 5 miliardë euro, si përpjekje për t’i ndaluar protestat e jelekë verdhëve.

Sipas këtij sondazhi, REM, do të fitonte 21.5% të votave. Macron po ballafaqohet me sfidën më të madhe të presidencës së tij, që nga nëntori i vitit të kaluar, kur filluan protestat masive të njohura si jelek verdhë.

Zhgënjimet mbi rritjen e dobët ekonomike, kërcënimet e sigurisë të cilat vijnë nga militantët e ISIS’it dhe bindjet anti-emigracion, kanë dobësuar shumë pozitën e tij, duke i hapur rrugë partive nacionaliste që ta zhvillojnë diskursin e tyre kundër tij. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme