Reperi i njohur i skenës shqiptare, Ledri Vula, duket se po përgatitet për një projekt të ri muzikor.
Këtë e bëri të ditur me anë të një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.
“Do të gjuajmë me hite sivjet. Po të tregoj”, ka qenë përshkrimi i një imazhi të shpërndarë me fansat në InstaStory.
I njëjti po rikthehet pas një kohe, marrë parasysh që të fundit këngë e lansoi në dhjetor të vitit që lamë pas.
“Sot Sot Sot” e publikuar më 25 dhjetor deri më tani ka marrë mbi dy milionë klikime në YouTube.
Për projektin e ri nuk ka zbuluar më shumë detaje, por fansat janë kureshtarë të shohin se çfarë do të sjell kësaj radhe.