Ledri Vula e ngacmon Sarën me një koment satirik, ajo i kundërpërgjigjet publikisht

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, janë duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Ata kanë zgjedhur Dubain si destinacion, për të kaluar së bashku disa ditë jo-produktive, larg aktiviteteve të përditshme.

Ndërkohë, çifti kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, fotografi dhe video të ndryshme nga momentet e këndshme që po shijojnë së bashku atje.

Ka qenë Ledri, ai i cili ka publikuar një imazh në rrjetin social Instagram, ku shfaqet bashkë me Sarën në plazh, teksa e ka ngacmuar paksa në mbishkrimin e fotografisë.

“Pas çdo mashkulli të suksesshëm është një grua, e cila ja “tesh” që s’po ka kohë”, ka shkruar ai.

E me të parë këtë, partnerja e reperit nuk mund të qëndronte indiferente, duke bërë kështu edhe ajo një reagim në InstaStory.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme