Prej disa ditësh tashmë, nëpër media është folur për një sherr në rrjetet sociale mes DJ Blunt dhe Ledri Vulës.
Pikërisht për këtë sherr, Ledri Vula është prenoncuar gjatë një interviste për PopCulture, duke theksuar se ishte një gjë pa interes, dhe se vëmendja e tij tashmë është vetëm tek muzika:
“Nuk më intereson fare sherri. Nuk më intereson përse më është përmendur emri, ata e kanë bërë edhe me njerëz të tjerë këtë gjë. U bë e madhe sepse ata më përmendën mua. Nuk më interesojnë këto luftrat e reperave. Më është dukur një gjë pavlerë, që u harrua në krye të tre ditëve. Nuk ishte ndonjë çudi e madhe. Unë jam njëri shumë i shoqërisë dhe më pëlqen të fokusohem vetëm tek muzika. Asgjë tjetër”.