Duket se këngëtarët e njohur që performojnë në mbylljen e fushatës së LDK-së për balotazhin e së dielës nuk kanë të ndalur.
Pas këngëtares së njohur që ndryshe njihet edhe si DIVA e skenës shqiptare, Adelina Ismailit që e përmbylli dje fushatën e LDK-së në Prishtinë, sot një gjë të tillë e bëri edhe një reper i njohur, njofton Klan Kosova.
Ledri Vula që është shumë i pëlqyer ka performuar sot në Prishtinë, në tubimin e fundit të kësaj partie për balotazhin e 19 nëntorit.