Reperi i njohur Ledri Vula ka filluar lidhjen e tij të dashurisë prej vitesh me bukuroshen Sara Hoxha.
Megjithatë, i njëjti javë më parë zyrtarizoi romancën e tij derisa publikoi një fotografi përkrah saj në rrjetet sociale.
Krijuesi i hitit “Princess Diana” këtë të hënë është i ftuar në emisionin “NIN” me Alaudin Hamitin, ku në promon e programit dëgjohen disa prej temave për të cilat ka folur, që nga muzika, bashkëpunimi surprizë e po ashtu edhe deri tek historia e njohjes me partneren e tij, Sarën.
Siç tregon reperi, shkak i njohjes së Ledrit me të dashurën e tij janë bërë shoqet e saj.
Ai tregoi se shoqet e Sarës ishin ato që e pëlqenin reperin dhe shkuan në prapaskenën e një koncerti ta takonin, megjithëse Ledri tregoi se këtij të fundit i pëlqeu Sara.
“Shoqeve të veta iu kam pëlqyer, por mua më ka pëlqyer Sara”, ka thënë ai.
Çifti i ri i showbizit shqiptar tashmë janë pothuajse gjithnjë së bashku dhe vetëm javë më parë filluan pushimet e para në Ulqin.