Legjenda e Arsenalit merr drejtimin e skuadrës franceze.
Patrick Vieria ka arritur marrëveshje për ta marrë drejtimin e skuadrës së Nices.
Vieria, i cili lidhej ngushtë me Arsenalin, do të jetë pasardhës i Lucien Favre te Nice.
Nice ka njoftuar se negociatat janë në një fazë të avancuar dhe ish-legjenda e “Topçinjve” do të emërohet trajneri i ri i klubit.