Sipas legjendës, Kuchisake Onna ishte bashkëshortja e një samurai të njohur në Japoni. Një ditë, kur burri i saj mësoi tradhtinë e të shoqes me një burrë më të ri se ai, mori një shpatë dhe i preu gojën vesh më vesh.
Vazhdimësia e legjendës urbane varion nga krahina në krahinë…
Disa thonë se gruaja është mallkuar që të mos vdesë kurrë, por, të endet nga një vend në tjetrin, duke rrëfyer historinë e saj rrëqethëse lidhur me pësimin e vet…
Ndërsa ca të tjerë, thonë se bëhet fjalë për një grua të bukur që e ka zakon të pyesë kalimtarët nëse është e pashme. Kur përgjigja është pozitive, ajo heq maskën kirurgjikale dhe zbulon shenjën e saj të frikshme… Dhe në rast se kalimtari tronditet nga pamja e re, gjen vdekje tragjike nga duart e saj.