Pas një karriere të lavdishme, Dejan Stankovic pritet të vazhdojë karrierën e tij në politik.
Ish-mesfushori i Interit do të bëhet ministër në kabinetin e kryeministres serbe, Ana Brnabiq muajin e ardhshëm, shkruan indeksonline.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti përmes një interviste të dhënë për mediat në Serbi.
Stankovic ka qenë pjesë e Zvezdës, Lazios dhe Interit, ku në 453 paraqitje ka shënuar 80 gola.