Tashmë janë siguruar gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, pasi skuadra e Bayern Munchen dhe Real Madridit eliminuan mbrëmë Manchester Cityn dhe Arsenalin.
Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher mbrëmë pas ndeshjes tha se Manchester City luajti shumë më mirë ndaj Realit, shkruan Indeksonline
Në anën tjetër, ish-mbrojtësi anglez tha se jo gjithmonë Ligën e Kampionëve e fiton ekipi më i mirë në Europë atë sezon.
“Manchester City ishin më të mirë se Real Madridi, por ka diçka te Real Madrid në UEFA Champions League.
“Dhe jo gjithmonë fituesi i Ligës së Kampionëve duhet të llogaritet si skuadra më e mirë në botë”, u shpreh Carragher
Kujtojmë që Real Madrid në gjysmëfinale do të luaj ndaj Bayern Munich, kurse ndeshja tjetër është ajo mes Dortmundit dhe PSG-së.