Legjendari Pele “i flet” dhe “e motivon” Neymarin përmes interligjencës artificiale

Prishtinë | 29 Jan 2025 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme është konfirmuar se Neymar Jr. është rikthyer te ish-klubi i tij, Santos në Brazil.

Është po ky klubi nga ku Neymari siguroi plasmanin për në Europë te Barcelona, e nga aty te PSG-ja, për të përfunduar në Arabinë Saudite tek Al-Hilal.

Neymar Jr. fitoi çka mund të fitohet në kontinentin e vjetër, dhe tashmë në të 30-tat e tij ka vendosur që t’i ndihmojë klubit të tij të fëmijërisë.

Rikthimi i tij te Santosi shkaktoi bujë të madhe në të gjithë botën, derisa ai sonte ka pranuar edhe një “mesazh” goxha prekës, por me ndihmë të inteligjencës artificiale.

Është faqja zyrtare e legjendarit Pele, tashmë i ndjerë, që ka shpërndarë një videomesazh, i titulluar “Një mesazh nga Mbreti te Princi”.

“Jo vetëm Santosi, por edhe Brazili ka nevojë për ty. Kthehu në shtëpi, dëgjoje zemrën tënde”, thuhet ndër të tjerash në videon e publikuar në rrjetin social “Facebook”.

Neymar Jr. kaloi afër katër vite në ekipin e parë të Santosit, nga janari i vitit 2009 deri në korrik të vitit 2013.

Në anën tjetër, Pele ia përkushtoi pothuajse tërë karrierën futbollistike Santosit, para se të përfundojë karrierën te Neë York Cosmos në vitin 1978.

Të ngjashme