Legjendat e Romës e ofendojnë Liverpoolin para gjysmëfinales

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 15:08 | Nga

Dy legjendat e Romës, Bruno Conti dhe Roberto Pruzzo, të cilët ishin pjesë e skuadrës giallorossi që e humbi finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit më 1984, e kanë ofenduar gjigantin anglez.

Dyshja është fotografuar para emblemës së klubit të Liverpoolit në Anfield Road të hënën mbrëma, duke buzëqeshur dhe treguar gishtin e mesëm.

“Ajo finale e Ligës së Kampionëve ende dhemb edhe pas 34 viteve”, ka thënë Pruzzo për Premium Sport, transmeton Gazeta Express.

“Kjo është e tëra që mendoj kur mendoj për Liverpoolin. Ajo finale do të na dhembë deri në pambarim. Por, kështu e ka futbolli”, shtoi ai.

Roma do të kërkojë t’i hakmerret Liverpoolit sonte në ndeshjen e parë gjysmëfinale në “Anfield”.

 

Të ngjashme