Legjislacioni që lufton korrupsionin i harmonizuar me direktivat e BE-së, mungon zbatimi

Prishtinë | 25 Tet 2024 | 12:09 | Nga Gzim Mujaj

Është mbajtur të premten konferenca për transparencën, përgjegjësinë dhe drejtësinë “Demaskimi i Korrupsionit” organizuar nga organizatat joqeveritare AKTIV dhe ACDC, raporton Ekonomia Online.

Gjatë kësaj konference u potencua se legjislacioni në fuqi që lufton korrupsionin është harmonizuar me direktivat e Bashkimit Evropian, por që në zbatimi pa hasen sfida.

Miodrag Milliqeviq, drejtori ekzekutiv i OJQ Aktiv, tha se duhet që të ketë një bashkëpunim ndërmjet  institucioneve dhe qytetarëve në mënyrë që të luftohet korrupsioni.

Ai tha se detyra e organizatave jo qeveritare, krahas institucioneve përkatës, është moblizimi i qytetarëve në përdorimin e institucioneve dhe mekanizmave që ndikojnë në luftimin e korrupsionit.

“Sot do të merrem me një nga temat më të rëndësishme jo vetëm për shoqërinë kosovare, por për një fenomene global i cili është korrupsioni. Shoh edhe një rëndësi të madhe te mediave që kanë një rol të rëndësishme që t’i transferojnë publikut informatat. Detyra jonë krahas institucioneve përkatës, është mobilizimi i qytetarëve në përdorimin e institucioneve dhe mekanizmave që ndikojnë në luftimin e korrupsionit”, ka thënë ai.

Komisionerja për Informacionin dhe Privatësinë (API), Krenare Sogojeva Dërmaku, tha se kanë vërejtur një ndërgjegjësimit të qytetarëve për të paraqitur kërkesat e tyre për shkeljet nga institucionet.

Ajo ka thënë se Ligji për qasjen në dokumente publike ka lënë gjurmë në transparencë, llogaridhënie dhe luftim të korrupsionit, por që në një të ardhme të afërt ky ligj ka nevojë për ndryshim dhe plotësim.

“E them me përgjegjësi që ligjin të cilin e kemi sot pothuajse në tersin e tij është një ligj i harmonizuar me direktivave BE dhe është një ligj që ka lënë gjurmë në transparencë dhe llogaridhënia dhe luftim të korrupsionit. Ka një rritje të ndërgjegjësimit të qytetarëve në kërkesat e tyre dhe besimit ndaj institucionit”.

“Nga gjysma e viti 2021 e deri me sot në 80 për qind të rasteve institucionet kur ne i drejtohemi se pse nuk lejoj qasje, institucionet reagoj  dhe ofrojnë qasje. Ne kemi gjetur se në një të ardhme jo të largët ky ligj duhet që të ndryshimet dhe plotësohet. Ajo çka ligji nuk ka parapa që ne sot po e shohim publikimit proakriv i dokumenteve”, ka thënë ajo.

Avokati i Popullit Naim Qelaj, tha se çështja e trajtimit të korrupsionit ka shumë sfida, duke theksuar se ka mungesë të një ekspertizë të mirëfilltë se si duhet trajtuar korrupsioni.

Ai ka thënë se edhe shumë institucione nuk kanë arritur që të krijojnë besueshmëri nga qytetarët.

“Kemi shumë sfida kur qëllimi jonë është që të merremi për të trajtuar çështjen e korrupsioni, barrierat janë të ndryshme duke filluar nga mungesa e një ekspertizë të mirëfilltë që nuk ekziston në Kosovë se si me trajtuar korrupsionin”.

“Legjislacioni në Kosovë është i përafruar me legjislacionin e BE-së. Ky veprim cenon dhe shkel të drejta e njeriut, korrupsion shkel në mënyrë masive të drejtat e njeriut. Luftimi i korrupsion është faza e fundit, e rëndësishme është që ajo të parandalohet. Besueshmërinë e qytetarëve në institucione është sfiduese, pjesa më e madhe e institucioneve nuk ka arritur të krijojnë besueshmëri me publikun”, ka thënë ai.

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, tha se legjislacioni në vend është në një linjë me BE, por që ka disa pengesa të brendshme të zbatimit, raporton EO.

Buleshkaj shprehu shqetësime edhe për mënyrën se si institucionet drejtësisë po i interpretojnë legjislacionin që prek këtë agjencion.

“Legjislacioni në Kosovë është në një linjë me standarde e Unionit Evropian, të zbatimi janë disa pengesa. Janë disa pengesa të brendshme të zbatimit të legjislacionit. Për me dy kanë pengesa kryesore ajo është burimet e kufizuar njerëzore dhe burimet e kufizuar financiare”.

“Përveç këtyre dy pengesave diretke, ka pengës tjera teknike në legjislacionin fuqi. Ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve edhe pse është me progresivi në rajon nuk është në linjë të plotë me praktikat evropian dhe legjislacionin evropian, ky legjislacion ka nevojë që të shikohet dhe të plotësohet të paktën në aspektin e mandatit e pastaj të plotësohet në aspektin e mbrojtjes së sinjalizuesit”.

“Jemi shumë të brengosur se si trajtohen rastet tona na Prokuroria duke kërkuar që çdo rast të jetë e qartë dashja në kryerjen e kësaj vepre e cila konsiderohet si vepër penale. Shembull tek deklarimi i pasurisë është tepër vështirë të verifikohet dashja që një zyrtar me dashje e ka lënë një pasuri pa regjistruar… Prokuroria nuk na njeh as si palë e Prokurorisë Themelore dhe Apelit. Për neve është mjaftë shqetësuese sepse dëmton thelbin e qëllimit të legjislacionit që ne e zbatojmë”, ka thënë ai. 

Të ngjashme