Skuadra angleze, Leicester City ka dënuar me 200 mijë funte ylli e ekipit, Riyad Mahrez për shkak të mungesës në stërvitje pas dështimit të transferimit te Manchester City.
Në orët e fundit të afatit kalimtar të janarit, Manchester City tentoi të firmoste me Riyad Mahrez.
Qytetarët thuhet se ofruar më shumë se 60 milionë euro te Leicester City-t për alegjerianin.
Megjithatë, kjo ofertë u refuzua menjëherë nga “Dhelprat” e King Power Stadium.
Lojtari algjerian i zhgënjyer për mungesën e transferimit nuk u paraqit në stërvitje me skuadrën, diçka që acaroi jo pak drejtuesit e klubit.
Për këtë arsye Leicesteri ka vendosur ta gjobisë me 200 mijë funte, duke mos e toleruar një sjellje të tillë.
Afati kalimtar i verës pritet të ndaj përfundimisht rrugët e skuadrës angleze me algjerianin.