Ekonomia Online
FUNDIT

Leicesteri pëson tjetër humbje, mbetet shumë larg Liverpoolit

Leicesteri pëson tjetër humbje, mbetet shumë larg Liverpoolit

Leicesteri ka pësuar një tjetër humbje në Premier Ligë për të mbetur larg Liverpoolit të cilin e ndiqte një kohë në rrugën për kreun e tabelës. Pas humbjes nga Southamptoni, Leicesteri tash ka pësuar nga Burnley si mysafir 2 me 1. Wood e Westwood shënuan për Burnleyn, teksa te Leicesteri realizoi Barnes. Jamie Vardy humbi […]

Leicesteri ka pësuar një tjetër humbje në Premier Ligë për të mbetur larg Liverpoolit të cilin e ndiqte një kohë në rrugën për kreun e tabelës.

Pas humbjes nga Southamptoni, Leicesteri tash ka pësuar nga Burnley si mysafir 2 me 1.

Wood e Westwood shënuan për Burnleyn, teksa te Leicesteri realizoi Barnes. Jamie Vardy humbi penaltinë në minutën e 68-të kur ekipet ishin duke barazuar.

Në tabelë, Leicesteri ngelet i treti me 45 pikë të tubuara, 16 më pak se lideri Liverpool që tash ka dy ndeshje më pak se ekipi i Brendan Rodgersit. Manchester City është i dyti me 48 pikë.

Image

Të ngjashme