Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp do të hasë në vështirësi të mëdha edhe për transferimin e Naby Keitas në “Anfield” në këtë afat kalimtar dimëror, pasi një gjë të tillë nuk e dëshiron klubi gjerman Leipzig.
“The Reds” e kanë arritur marrëveshjen për lojtarin gjatë verës për 55 milionë funte angleze, por tani dëshirojnë t’i japin skuadrës gjermane para shtesë në mënyrë që t’i sigurojnë shërbimet e mesfushorit që në janar dhe të kompletohet transferimi.
Për një transferim të mundshëm, i gatshëm është shprehur edhe vetë lojtari, gjithnjë sipas raportimeve të “Liverpool Echo”. Keita në edicionin e ri me Leipzigun është paraqitur në 20 ndeshje dhe ka shënuar pesë gola.