Klubi gjerman është i vendosur për ta transferuar yllin kosovar pas përfundimit të këtij sezoni
Milot Rashica është duke i kaluar javët e fundit të eksperiencës së tij në fanellën e Werder Bremenit.
Ylli kosovar pritet të largohet nga Bardh e Zinjtë, por e ardhmja e tij mund të jetë e lidhur sërish me Bundesligën.
Mediat gjermane shkruajnë se 23 vjeçari sipas të gjitha gjasave do të përfundojë në Leipzig.
Klubi gjerman e shiti së fundmi sulmuesin kryesor, Timo Werner në Chelsea.
Prandaj, Leipzigu e ka zgjedhur pikërisht përfaqësuesin kosovar për ta zëvendësuar sulmuesin gjerman.
Tabloidi gjerman “Sport Bild” shkruan se Leipgizu po e pret përfundimin e sezonit dhe më pas ta transferojë Rashicën.
Ish-futbollisti i Vushtrrisë dhe i Vitesses i ka realizuar 10 gola këtë sezon me Werderin.
Fatkeqësisht, ai nuk ia ka dalë ende të shënojë gol në vitin 2020 në Bundesligë.
Rashica ka kontratë me Bremenin deri në vitin 2022.
Në rast se Werderi bie nga liga, klauzola e tij prej 38 milionë eurosh do të bie në 18 milionë.