Lekaj: Çështja e Trustit jetike për qytetarët, ata kanë nevojë për ndihmë e jo për retorikat boshe të kryeministrit

Prishtinë | 23 Qer 2022 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka kërkuar nga deputetët e mazhorancës që ta përkrahin Projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional.

Lekaj në Facebook ka thënë se qytetarët kanë nevojë për tërheqjen e mjeteve nga Trusti dhe jo, siç ka thënë për retorikat boshe të kryeministrit.

“Çështja e Trustit është jetike për qytetarët dhe këtë po e them për shkak se në ditë marr me qindra thirrje telefonike për këtë çështje. Gjendja është e rëndë në terren, kryeministër, qytetarët kanë nevojë për ndihmë e jo për retoriket tuaja boshe”, ka shkruar Lekaj.

Të ngjashme