Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj theksoi se dialogu i deritanishëm me Serbinë, nuk solli asgjë të mirë për Kosovës dhe si i tillë nuk duhet të vazhdohet, raporton Ekonomia Online.
“Pse ministrat serb nuk janë këtu a ky është dialogu me Serbinë. Keni shkuar në dialog pa ndonjë platformë. Jemi shumë larg. Kosova nga ky dialog s’ka liberalizim të vizave, nuk është e pranuar në Unesco, Kosova në këtë dialog nuk ka njohje nga pesë shtetet e OKB, Kosova në këtë dialog nuk ka njohje nga shume organizata”, tha ai.