Lekaj e kritikon Qeverinë: Me ardhjen e VV-së në pushtet është rritur importi nga Serbia

Prishtinë | 18 Jan 2023 | 11:26 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se me ardhjen e VV-së në krye të pushtetit, është rritur importi nga Serbia, raporton Ekonomia Online.

Në seancën ku po diskutohet projektligji për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve, Lekaj ka thënë se i njëjti është dashur të sillet vitin e kaluar pasi mazhoranca i ka numrat.

Në emër të AAK-së, Lekaj tha se e përkrahin këtë projektligj.

“Projektligji për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve, më jep me kuptuar se është në interes të qytetarëve por këtë ligj e kemi pasur në dhjetor tw vitit të kaluar, dhe nwse ka qenë interesi i qytetarëve dhe si mazhorancë i ke i numrat është dashur të kalojë”.

“Po nga kjo Qeveri ka pasur mos të ketë produkte serbe dhe keni qenë goxha shumë të zhurmshëm. Ne import më shumë kemi pasur nga Shqipëria sesa nga Serbia, ndërsa sot e kemi të kundërtën”, tha Lekaj.

Të ngjashme