Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka akuzuar ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, për centralizim të inspektoratit, pa koordinim me komunat, raporton Ekonomia Online.
Lekaj ia ka rikujtuar se në zgjedhjet e ardhshme do të mbahen mend për këto Projektligje. “Ju mendoni se i keni 51 për qind, por do të vijnë zgjedhjet e reja e keni me u mbajt mend”, u shpreh Lekaj.
“Mendoj se ministrja është e pasaktë, e mjegulluar dhe konfuze. Ju është dashur që ta konsultoni edhe Ligjin për Qeverisje Lokale. Ju po e bëni një centralizim. Derisa nuk ka marrëveshje me komunat, kot e keni”, ka vazhduar ai me kritika.
“E kuptoj qe nuk keni përvojë dhe ju mungon praktika dhe nga ajo që kemi parë në Ministri nuk e di çka keni bërë qe tre vite. Prapë po sjell ligje jofunksionale, të paimplementueshme. Ne duhet të shkojmë kah decentralizimi, jo kah centralizimi…”