Pal Lekaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është shprehur i bindur se Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës.
Në një intervistë për “InfoBox” të RTV Dukagjinit, ai ka thënë se Haradinaj do të marrë vota edhe nga partitë e tjera, përveç atyre të koalicionit PAN.
“Ka deputetë të subjekteve politike, përfshirë edhe LDK-në, që do ta votojnë Haradinajn”, ka thënë Lekaj.
Ai ka njoftuar se ka arritur që të fitojë votat për t’u bërë deputet në legjislaturën e ardhshme.