Lekaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kryetarët Suharekës dhe Rahovecit

????????????????????????????????????
Prishtinë | 02 Mar 2018 | 16:34 | Nga

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, vizitoi sot komunën e Suharekës dhe atë të Rahovecit. I shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ministri Lekaj u takua me kryetarët e këtyre komunave, ku diskutuan për planet infrastrukturore dhe aktivitetet e parapara në infrastrukturë në këto dy komuna, e të cilat u finalizuan me nënshkrimin e marrëveshjeve  bashkëpunuese ndërmjet qeverisjes qendrore dhe asaj lokale, transmeton Ekonomia Online.

Gjatë vizitës në komunën e Suharekës, i pritur nga udhëheqësi i kësaj komune, Bali Muharremaj, ministri Pal Lekaj shprehu mirëkuptim dhe mbështetje drejtuar kryetarit dhe qytetarëve të Suharekës.

Sipas një komunikate nga ministria e Infrastrukturës, ministri Lekaj u zotua se ministria që ai e udhëheq do të jetë mbështetje e fuqishme e Suharekës, në mënyrë që të gjitha projektet infrastrukturore të implementohen me kohë dhe brenda rregullave ligjore.

“Ne me kryetarin sapo nënshkruam memorandume mirëkuptimi për infrastrukturë rrugore dhe si çdoherë, jemi të gatshëm që të iu ndihmojmë komunave për infrastrukturë, e cila ka ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik, të turizmit, të lëvizjes së lirë dhe lidhjeve të koridoreve mes zonave rurale dhe atyre urbane. Ne do të jemi mbështetës të fuqishëm të të gjitha këtyre projekteve, në mënyrë që të implementohen me kohë dhe të mos ketë stërzgjatje. Ne si çdoherë dhe në çdo komunë e kemi thënë se, nuk do të gjuajmë vetëm asfalt, por do të kërkojmë edhe nga kompanitë të cilat përzgjidhen, të kenë standarde evropiane dhe këto rrugë të shërbejnë në të mirën e qytetarëve dhe në zhvillimin e gjithëmbarshëm të komunave”, deklaroi ministri Lekaj.

Ndërkaq, kryetari Muharremaj e mbylli këtë takim duke shprehur mirënjohje dhe falënderime për punën dhe angazhimin që po bënë Ministria e Infrastrukturës për komunat e vendit.

Vizita pasuese iu bë komunës së Rahovecit. Aty ministri Lekaj u prit nga udhëheqësi i kësaj komune, Smajl Latifi.  Në këtë takim u nënshkruan  memorandume të mirëkuptimit me vlerë 1 milion e 663 mijë euro, që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme